Telegrafi

Barka iu fundos 40 kilometra larg bregut, peshkatari u shpëtua pas një ore nga helikopteri (Video)

Rojat bregdetare në Portsmouth të Anglisë, pranuan një lajm gjatë orëve të mëngjesit, nga një peshkatar, barka e së cilit kishte pësuar dëmtim dhe nisi të fundosej.

Të gjitha njësitet janë vënë në kërkim dhe për më se një orë, arritën ta gjejnë peshkatarin, që kishte përfunduar 40 metra larg bregut, transmeton Telegrafi.

Në kërkim dolën edhe grupe të ndryshme peshkatarësh, që ndezën alarmues me tym, për të treguar lokacionin se ku ndodhet ai.

Njëri prej pjesëtarëve të njësitit me helikopter, zbriti poshtë për ta marrë burrin, që kishte mbetur në ujë, i lodhur duke u përpjekur të qëndronte mbi sipërfaqe.

Shpëtimi është kryer me sukses dhe atë e kanë dërguar në spital, kur po pushon përkohësisht, sepse gjendja tij shëndetësore është shumë e mirë. /Telegrafi/