Kjo është e mundur me barkën Iguana 29, e cila ka një palë rrotë si të tankut, të cilat lëvizin nëpër tokë, pasi të kenë dalë nga uji.
Këto rrota që dalin përjashta brenda tre sekondave, vetëm me prekjen e butonit, mund të ecin edhe nëpër rërë dhe baltë.
Kur është në tokë, barka lëvizë me tetë kilometra në orë, teksa lundron në shpejtësi prej 75 kilometrave në orë.
Barka është e gjatë afro dhjetë metra, e gjerë 2.7 metra, kurse peshon 2.9 ton.
Kjo barkë e cila lundron dhe lëvizë në tokë, mund të bartë tetë persona të rritur. /Telegrafi/