Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast të vrasjes së një qeni në Prizren.
Siç thuhet në raport, i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke i ruajtur bagëtitë e tij me qenët e racës së sharrit , i është afruar një qenë pronë i bashkëfshatarit të tij i llojit të gjuetisë i cili ka sulmuar qenin e të dyshuarit.
Për ta ndalur sulmin i dyshuari me armën e tij të gjuetisë të cilën e kishte me leje ka goditur qenin e bashkëfshatarit të cilin e ka mbytur në vend.
Arma e përdorur e llojit pushkë gjuetie, njëzetë e dy fishek dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Rasti nën hetime./Telegrafi/