Site icon Telegrafi

Bariu, profesioni deficiatar që e zvogëloi fondin e bagëtisë në Maqedoni

‘Mëso që të mos jesh bari’-kjo maksimë që ende bartet nëpër gjenerata në Maqedoni është një nga arsyet për zvogëlimin e fondit të bagëtisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas blegëtorëve, edhe pse paga është 400 deri 500 euro, ndërsa shteti i siguron subvencionet plotësuese, askush nuk dëshiron të bëhet bari. Interesim për këtë punë, posaçërisht tek të rinjtë, pothuajse nuk ekziston. Në qoftë se dikush fillon që të jetë bari ose blegtor, do të punojë për një kohë dhe pastaj i largohet. I lë anash, vetë të kujdesen rreth bagëtisë.

Ekspertët, madje, paralajmërojnë se deficiti i barinjve dhe lopçarëve jo vetëm kontribuon për ulje të fondit të bagëtisë, por edhe në mënyrë indirekte e rrezikon edhe prodhimtarinë e ushqimit tradicional.

Situata mund të përmirësohet nëse punohet në infrastrukturën e kullosave malore, të cilat, theksojnë ekspertët, sikur janë të prera nga civilizimi. Rrallë ku ka energji, ndërsa edhe fshatrat janë të braktisura. Mund të realizohet edhe trajnim për blegtorë.

Mlladenovski sugjeron që shteti të sigurojë subvencione edhe për njerëz të cilët ‘do t’u bënin shoqëri’ blegtorëve në mal, gjegjësisht, detyra e të cilëve do të ishte, siç shpjegon, të qëndrojnë për një kohë me ta për shkak të socializimit.

Exit mobile version