Skuadra e njohur, Bari, ka pasur në gjirin e saj shumë futbollistë që tani janë bërë nga më të mirët botë.
Bari njihet si skuadër e madhe italiane që shumë vite ka milituar në nivelet më të larta të futbollit italian.
Gjatë viteve gjithmonë kanë nxjerr lojtar nga akademia e tyre, por edhe iu kanë jep rastin të bëhet të mëdhenj me minutazhin e ofruar.
Ndër më të njohurit që kanë dal nga ekipet e të rinjve të Barit është sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano, por janë edhe tre ish-futbollistë të tjerë që kanë arritur gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në këtë sezon.
I pari është Leonardo Bonucci, i cili me Juventusin mposhti Barcelonën në çerekfinale, ndërsa dy të tjerët janë qendërmbrojtësit e Monacos, Kamil Glik dhe Andrea Raggi. /Telegrafi/