Zbulimi i tyre jo vetëm qё tregon njё mёnyrё tё lehtё tё shёrimit nga obeziteti, por tregon se ky problem ka ngjashmëri me varësinё nga droga.
Madje edhe minjtë e trashur nё mёnyrё specifike, kanё humbur deri 19% tё peshës, derisa ata me peshё normale kanё humbur nga 12 deri nё 20% tё masës, pas 40 ditёsh gjatё tё cilave kanё marrё injeksionin vigabatrin, i njohur edhe me shkurtesën GVG.
“Kur iu keni dhenё GVG, ata vazhdimisht kanё rёnё nё peshё, ndërsa kur kemi ndaluar, ata sёrish janë trashur”, kanё bёrё tё ditur studiuesit. Me shtimin e dozës sё barit, minjtë edhe mё shumё janë dobësuar, ndërsa nuk janë vërejtur efekte anësore.
Bari ёshtё produkt i firmёs “Sanofi Aventis”, ndërsa nё Kanada, Meksikё dhe Britani, shitet me emrin “Sabril”. Bari sё fundi testohet tek njerëzit e varur nga kokaina dhe metamfetamina.