Telegrafi

Bari kundër kancerit të prostatës, efektiv edhe ndaj kancerit të gjirit

Terapitë hormonale, si tamoksifeni dhe inhibitorët e aromatazës nuk janë efikase ndaj 30 llojeve të kacereve të gjirit. Në laboratorin e Cambridge është treguar se disa lloje të tumoreve reagojnë në barnat e dedikuar për trajtimin e kancerit të prostatës te meshkujt. Hormonet mund të “ndërpresin” gjenet të cilat sjellin deri te shumimi i pakontrolluar i qelizave dhe shndërrimin e tyre në tumor.

Te femrat tumori mund të nxitet nga hormoni femëror estrogjen, ndërsa te meshkujt nga hormonet androgjene.

Zbulimet e mëhershme kanë zhvilluar barna të cilat ndikojnë në estrogjen, dhe në këtë mënyrë ngadalësohet përparimi i tumorit. Megjithatë, tumoret që nuk kanë lidhje me estrogjenin ëhstë vështirë të mjekohen.

Mirëpo, shkencëtarët britanikë nga instituti Cambridge kanë zbuluar se te këto tumore ndikojnë hormonet mashkullore. Gjenet e njëjta që aktivizohen nga hormonet femërore te tumoret e lidhura me estrogjenin, aktivizohen edhe me hormonet seksuale mashkullore.

Ky zbulim shton mundësinë që barnat ekzistues kundër kancerit të prostatës mund t’u ndihmojnë disa femrave. Androgjenet, siç është testosteroni, janë të lidhur me zhvillimin e mashkullit, ndërsa janë të pranishëm edhe në organizmin femëror. /Telegrafi/