Site icon Telegrafi

Bari i kositur u ngit më se 50 metra lartë, nga një ‘stuhi djalli’ (Video)

Moti i ftohtë që po mbretëron në këtë fund qershori në Devon të Angli, i kombinuar me rryma të ngrohta të ajrit, ka bërë që të krijohet fenomeni i rrallë, që njihet si stuhi djalli.

Vickey Chastey ishte së bashku me burrin dhe fëmijët në fushën e tyre që sapo e kositën, kur bari nisi të ngrihet në më se 50 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

Tornadoja e vogël që nisi papritmas, bëri që fëmijët të mbesin të mahnitur, teksa njëri prej tyre, dëgjohet duke pyetur se ‘çfarë është kjo’.

Fenomeni i pazakontë meteorologjik, që kishte përmasa mjaft të mëdha, ka zgjatur për pak sekonda dhe është shpërbërë menjëherë. Por, zakonisht janë të vogla dhe nuk arrijnë të ngrijnë gjumë gjëra lartë.

Stuhitë e djallit ndodhin kur erërat e nxehta fryjnë nga poshtë, duke krijuar shtylla rrotulluese, por që nuk rriten kurrë aq shumë, sa të bëjnë ndonjë dëm. /Telegrafi/

Exit mobile version