Telegrafi

Bari ëndërron Giovincon

“Kujt nuk i pëlqen Giovinco? Unë do të isha tejet i kënaqur nëse ai do të na bashkohej. Unë nuk kam biseduar me të. Nuk e di nëse ai ka biseduar me një nga menaxherët apo drejtorët”, theksoi Matarrese.

Giovinco është pranë largimit nga Juventusi, për shkak se ai nuk është në planet e Luigi Del Nerit dhe për shkak se ai nuk dëshiron ta lë talentin e tij të bie në ujë, duke dëshiruar ndonjë klub tjetër edhe nëse ai është mesatar, vetëm e vetëm për ta treguar talentin e tij të vërtetë. /Telegrafi/