Site icon Telegrafi

Baresi zbulon lojtarin që i ka habitur më shumë te Milani këtë sezon, flet edhe për Ibrahimovicin dhe Tonalin

Në pjesën e dytë të intervistës së tij me La Gazzetta dello Sport, Franco Baresi zbuloi lojtarin më befasues të Milanit këtë sezon dhe mbrojti Franco Tonalin.

Ish-mbrojtësi i Milanit ka thënë se Rossonerët janë të vendosur të mbajnë Fikayo Tomorin dhe Gigio Donnarumman dhe diskutoi për performancat e ekipit këtë sezon.

Cili lojtar i Milanit e befasoi më shumë?

“Kessie. Ai është përmirësuar në mënyrë eksponenciale, në çdo aspekt, mendërisht dhe taktikisht. Ai gjithashtu po ndikon në paraqitjet e lojtarëve të tjerë”, ka thënë fillimisht Baresi.

Zlatan Ibrahimovic bëri rikthimin e tij në ekipin kombëtar të Suedisë dhe Baresi foli edhe rreth kësaj çështje.

“Vetëm një gjë më befasoi. Kur ai qau gjatë konferencës për shtyp. Ai është një djalë me zemër të artë”.

A do të bëhet ai drejtor i Milanit në fund të karrierës së tij si lojtar?

“Duhet ta pyesni. Ka kohë për të ndryshuar rolin. Shpresoj ta shoh atë në fushë për një sezon tjetër. Ai është një forcë e natyrës”.

Çfarë thoni për sezonin e parë të Sandro Tonalit në klub?

“Ka shumë pritje nga një lojtar me cilësitë e tij, por ne nuk mund ta injorojmë faktin që ai është vetëm 20 vjeç”.

“Ai është përmirësuar dhe ka të gjitha cilësitë për t’u bërë protagonist”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version