Franco Baresi thotë se mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka arritur pjekurinë e plotë si mbrojtës.
Mbrojtësi bianconer është vlerësuar shumë në sezonet e fundit, me menaxherin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan, që e ka emëruar si lojtarin e tij të preferuar.
Për të ka mendim edhe njëri nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave, Franco Baresi.
“Bonucci ka arritur pjekurinë e plotë”, ka thënë Baresi për Corriere dello Sport.
“Ai është një shtyllë e Azzurrëve. Çdo mbrojtës ka karakteristikat e veta, dhe Bonucci i mirë cilësinë dhe inteligjencën.
“Kjo i lejon atij të përshtatet mirë me Andrea Barzagli dhe Giorgio Chiellini, duke krijuar një skuadër fituese e cila i ka lejuar Juventusit për të hapur një cikël fitues”.
“Kjo ndodhi edhe me Milanin tim “, ka thënë Baresi. /Telegrafi/