Roma nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë këtë edicion në Serie A.
Giallorosët kanë humbur hapin me skuadrat tjera për titullin e kampionit dhe tani objektivi i tyre është të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Kësisoj trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka kërkuar nga drejtuesit e klubit futbollist të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit.
Objektivi kryesor i Romë për repartin e mesfushës është anëtari i Cagliarit, Nicolo Barella.
21-vjeçari ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit në Serie A me fanellën e Cagliarit dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka pasur disa takime me krerët e Cagliarit për mesfushorin italian.
Problem mbetet çmimi i lartë që Cagliari po kërkon për yllin e tyre prej 50 milionë eurove.
Roma është e gatshme të ofrojë vetëm 35 milionë euro për Barellan plus pesë të tjera në formë bonusesh.
Kujtojmë që në garë për talentin e madh italian janë edhe Interi, Napoli, Milan dhe Juventus. /Telegrafi/