Telegrafi

Bareli i naftës bie nën 70 dollarë

Aksionet evropiane kanë vazhduar të bien pas frikës së investitorëve se ekonomia e eurozonës nuk do të përballojë presionin e krizës së borxheve.

Nafta e papërpunuar për porositë e qershorit është për 1.64 dollarë më e lirë dhe kushton 69.97 dollarë për barel. Nafta, e cila shitet me dollarë, bëhet e shtrenjtë për investitorët, të cilët kanë valuta tjera.

Analistët thonë se nafta do të jetë nën presion deri sa dollari të forcohet.