Site icon Telegrafi

Bare: Protestat dëshmuan qytetari

“Rreth 40 mijë qytetarë të Tiranës, me marshimin e tyre në të gjitha rrugët e kryeqytetit, dëshmuan se dhuna e Sali Berishës jo vetëm nuk funksionon, por as mund ta trembë dhe as nuk mund ta ndalojë këtë betejë historike të një populli të tërë të vendosur për të larguar Sali Berishën përmes rezistencës paqësore”, theksoi ai.

Bare shtoi se përveç qytetarëve që morën pjesë drejtpërdrejt në protestë, kishte edhe qindra të tjerë që e mbështetën atë. “Jo vetëm 40 mijë kryeqytetasit, por edhe mijëra të tjerë në Lezhë, Korçë e Vlorë, dhanë sot një mesazh të qartë për të ashtuquajturin Kryeministër: Kjo qeveri e votave të vjedhura, ky pushtet i korruptuar gjer në palcë, këta pushtetarë që në 21 Janar vranë tre shqiptarë të pafajshëm dhe që dita ditës po dhunojnë institucionet e pavarura të këtij vendi, duhet të largohen. Të largohen një orë e më parë, pasi ky popull nuk i do më e as mund t’i mbajë më në kurriz”, tha Bare. /Telegrafi/

Exit mobile version