Deputeti Bardhyl Meta iu kthye zyrës së partisë së tij në Parlamentin e Kosovës pas gati 6 muajsh.
Gjatë kësaj kohe, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bardhyl Meta, iu desh të qëndrojë në Gjermani, si pasojë e përkeqësimit të rëndë të shëndetit.
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës thotë se kishte kërkuar të trajtohej në vend. Por, sëmundja ishte e rrallë, prandaj iu desh të shkojë jashtë.
Pavarësisht mungesës për kaq kohë, Meta është interesuar për proceset në vend, sidomos kur gjendja i është përmirësuar.
Tani kur i është kthyer punës së deputetit, ai ka gjetur se temë kryesore është mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, çështje kjo që për koincidencë, e kishte diskutuar në paraqitjen e fundit televizive, para se të shkojë në Gjermani, në Zona B në Klan Kosova. /Klan Kosova/