Telegrafi

Bardhyl Meta, Halil Matoshit: Largohu nga shtabi i milionerëve, eja me ne: Nëse ka nevojë ta lëshoj unë vendin tim

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Meta, i ka drejtuar një kërkesë shumë interesant mikut të tij të vjetër, publicistit Halil Matoshi.

Ai në profilin e tij në Facebook, i ka kërkuar kandidatit për deputet të koalicionit PDK- AAK- Nisma, Halil Matoshit, që të largohet nga lista siç e quan ai e “shtabit të milionerëve”.

Më poshtë mund lexoni postimin e plotë të Metës:

Halil Matoshi, jam rrugës për n’Gjermani, kam kontrollin e parë post-operativ nga kanceri.

– Ti vëlla, dil qysh sot nga ai koalicion i “Shtabit të Milionereve” që se donë këtë vend më sinqertë – por ështe – anti kesaj, e anti asaj, anti-anti Evropë e SHBA, kur s’ju konvenon.

– Hajde te vllau yt, e te vëllezërit e motrat tua në këtë ane – me Ne, me t’cilet të bashkon misioni e vizioni – e mos lejo të të keqpërdorin në këtë moshë që ke!?

– Vendin ne listën tonë e ke – nëse ka nevojë, ta lëshoj vendin unë

– se keta te keqperdorin – sikur qe po keqpërdorin e kanë keqpërdorë pas lufte:

Nderin, Besimin, Vendin e Kuvendin

Hajde vlla. /Telegrafi/