Telegrafi

Bardhyl Mahmuti udhëton për në Hagë – do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti ka njoftuar se sot do të udhëtoj për në Hagë, ku do jetë dëshmitar i mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës.

Mahmuti ka thënë se kërkesa për të qenë dëshmitar i mbrojtjes ka ardhur nga avokatët e Pjetër Shalës.

“Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023.

Ju njoftoj se gjatë qëndrimit tim në Hagë (deri më 23 shtator), do të shmang komunikimin me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj! /Telegrafi/