Site icon Telegrafi

Bardhyl Dauti heq dorë nga posti i deputetit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bardhyl Dauti ka hequr dorë nga posti i deputetit, për shkak të kandidimit në garën për kryetar të Komunës së Tetovës.

Ai tha se fushata e tij do fokusohet tek qytetarët, ndërsa pritet që vendin e tij në Kuvend ta zë Meral Shala.

Përveç Bardhyl Dautit dorëheqje nga posti i deputetit më herët ka dhënë edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili poashtu kandidon për Komunën e Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version