Telegrafi

Bardhi thotë se do të hap një llogari të re në Instagram, pas polemikave mes menaxherit të tij dhe Sarës

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bardhyl Idrizi, ka thënë së fundmi se do të hap një llogari tjetër në Instagram, duke qenë se nuk ka qasje në llogarinë e tij aktuale.

Këto deklarata, rep-artisti nga Kumanova i bëri të ditura në emisionin “FanClub”.

Pas daljes së tij nga formati, polemika të shumta ka pasur mes menaxherit të Bardhit dhe partneres së këtij të fundit, Sara Gjordeni.

Lexo po ashtu Sara flet për largimin e Bardhit nga shtëpia e BBVA, thotë se ai nuk ka komunikim me menaxherin e tij

Kjo e fundit, madje bëri një deklaratë bombastike në “MeKast”, ku tha se këngëtari dhe menaxheri i tij për momentin nuk kanë komunikim.

Tashmë dihet që llogaria e Bardhit nuk menaxhohet nga vetë ai, por nga ekipi dhe menaxheri i tij. E kjo ka bërë që rep-artisti të ndërmarrë vendimin për ta hapur një të re. /Telegrafi/