Site icon Telegrafi

Bardhi të mërkurën sjell këngën e re në bashkëpunim me Eaz dhe Xen

Reperi i njohur nga Maqedonia, Bardhi, tanimë ka publikuar tri këngë nga albumi i tij i ri.

Artisti shqiptar së fundmi ka njoftuar se këtë javë sjell projektin e katërt që njëherësh është bashkëpunim.

Për projektin e katërt të albumit, ai ka bashkuar forcat me artistët e njohur: Eaz dhe Xen.

Bardhi (Foto: Instagram)

“Sot do t’ua prezantojmë kangën e katërt të albumit, e cila lansohet të mërkurën 14:00”.

“Sa mirë po dokesh” në bashkëpunim me Eaz dhe Xen. Faleminderit shqipet e Zvicrës që keni qenë pjesë e albumit tonë. Kjo këngë është e preferuara ime”, kanë qenë fjalët e Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë).

Bardhi (Foto: Instagram)

“A je” përndryshe mbetet e fundit e realizuar nga reperi, të cilën e solli gjatë muajit të kaluar.

Për vetëm një muaj, kjo këngë ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version