Enis Bardhi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në sezonin 2017/18 në La Liga.
22-vjeçari me tre golat (dy nga gjuajta e lirë) në katër ndeshje në kampionatin spanjoll ka treguar se ka një të ardhme të madhe para.
Nisur nga kjo shumë klubet evropiane kanë kthyer sytë nga numri 10 i Levantes.
Por, Levante shpreson që shqiptari të rinovojë edhe një herë kontratën, këtë herë për dy vite tjera.
Ylli i ri i Përfaqësues së Maqedonisë me këtë rast do të pajtohej të ishte pjesë e Les Granotes deri në vitin 2022.
Bardhi u komentua edhe për polemikat që kishte me një nga bashkëlojtarët për të gjuajtur gjuajtjen e lirë ndaj Real Sociedadit.
Ditë më parë mesfushori kishte zbuluar se dëshironte të ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, por ai nuk kishte marrë asnjë përgjigjeje, duke u injoruar kështu totalisht. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5qRxaVPajX8