Basketbollisti i Kosovës U-18, Bardh Istrefi, është renditur i pari në bazë të pikëve të shënuara në Kampionatin Evropian për U-18, Divizioni B që është zhvilluar në Rumani.
Ai ka arritur që në shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar për Përfaqësuesen e Kosovës të realizojë 156 pikë, me mesatare 22.3 pikë të shënuar për ndeshje.
Kosova U-18 e ka mbyllur kampionatin me një fitore ndaj Qipros dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e 21-të.
Bardh Istrefi gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësueses U-20.