Telegrafi

Barckley shkurton mbi 1000 vende pune

 Barckley në deklaratën e saj tha se ka filluar negociatat me punonjësit e sektorit të planifikimit ekonomik ky sektor është përgjegjës për shërbimin bankar të investimeve tek klientët e kësaj banke.

Dalja nga puna e punonjësve të kësaj banke ndodh në një kohë kur në Angli ndodhen 2.5 milionë të papunë.

Instituti kërkimor Item Club në raportin e tij të fundit ka parashikuar se shkurtimet e buxhetit të qeverisë angleze deri në vitin 2015 do të shkaktojnë 300 deri në 500 mijë të papunë në sektorin publik. /Telegrafi/