Pas barazimit të Real Madridit dhe Atleticos, Barcelona është shumë afër të fitojë titullin e La Ligas.
Tani klubi katalunas ka 11 pikë më shumë se Atletico që renditet në vendin e dytë me 68 pikë (Valencia 65 pikë, Reali 64 pikë).
Në La Liga kanë mbetur vetëm edhe shtatë xhiro, pra 21 pikë në lojë, por që Barcelona të fitojë titullin i duhen edhe 10 pikë.
Por, gjithmonë nëse Atletico fiton ndeshjet e radhës, nëse skuadra e Diego Simenoes humbet, apo barazon, atëherë edhe numri i pikëve për titull ndryshon.
Më poshtë keni xhirot e ardhshme në La Liga të Barcelonës dhe Atleticos:
Xhiro 32: Barcelona-Valencia / Atlético-Levante
Xhiro 33: Celta-Barcelona / Real Sociedad-Atlético
Xhiro 34: Barcelona-Villarreal / Atlético-Betis*
Xhiro 35: Deportivo-Barcelona / Alavés-Atlético
Xhiro 36: Barcelona-Real Madrid / Atlético-Espanyol
Xhiro 37: Levante-Barcelona / Getafe-Atlético
Xhiro 38: Barcelona-Real Sociedad / Atlético-Eibar
** Barça atë vikend do të luajë finalen e Kupës dhe dueli ndaj Villarraalit është shtyre me 9 maj. /Telegrafi/