Telegrafi

Barcelonës mund t’i kushtojë më shtrenjtë transferimi i Pedrit – numrat flasin më shumë për marrëveshjen

Së bashku me Ansu Fatin, Pedri është njëri ndër lojtarët me të rëndësishme te Barcelona aktualisht.

Ronaldo Koeman po i jep shumë hapësirë lojtarit 17-vjeçar që kur u transferua nga Las Palmas në verën që shkoi.

Mesfushori me lojën e tij po tregon se ka një të ardhme të ndritur para vetës dhe mund të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë që ka pasur Barcelona ndër vite.

Blaugranasit e transferuar Pedrin nga rivali i tyre spanjoll për shumën e pesë milionë eurove, mirëpo që kjo shumë mund të rritet deri në 22 milionë.

Nëse lojtari i bënë 25 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën katalunase, atëherë do të aktivizohet marrëveshja mes të dyja klubeve.

Kontrata e Pedrit skadon në fund të këtij sezoni, mirëpo që Barcelona e ka mundësinë që të vazhdojë atë edhe për dy edicione të tjera.

Në rast se zgjatet kontrata e tij, atëherë 22 milionë euro do të kalojnë në llogarinë e Las Palmas automatikisht. /Telegrafi/