Barcelona është ndalur në nga Girona në kuadër të javës së 28-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
Pas vetëm pesë minutash lojë, katalunasit rrezikuan nëpërmjet Robert Lewandowskit – por goditja e tij përfundoi jashtë.
Raphinha (36’) ishte në një pozicion të favorshëm për gol, mirëpo gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtja e Gironas.
Raphinhaaaaaa!!!! pic.twitter.com/L9csvhFOwE
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 10, 2023
Vetëm një minutë më pas, Ronald Araujo lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi nuk ia doli ta mposht nga afër Paulo Gazzanigan.
Rastin e parë serioz Girona e krijoi në minutën e 55-të, kur Taty Castellanos gjuajti fuqishëm, por ajo përfundoi jashtë.
Gavi with the 'croqueta!' #BarçaGirona#LaLigaHighlights pic.twitter.com/3RyeEgj5UQ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 10, 2023
Jordi Alba dhe Lewandowski (79’) kombinuan mjaft mirë, por një ndërhyrje e saktë në polakun – nuk lejoi që të përfundonte aksionin me gol.
Pas javës së 28-të, Barcelona është lidere me 72 pikë, 13 më shumë se Real Madridi që është në të dytin, gjersa në xhiron e 29-të do të kenë punë me Getafen. /Telegrafi/