Barcelona ka siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll edhe për shtatë vjet të tjera.
Futbollisti i radhës që ka rinovuar me klubin katalonas është Sergio Busquets.
Kështu së paku ka konfirmuar kampioni i La Ligas përmes një mesazhi në llogarinë zyrtare në Twitter, ku shihet spanjolli duke nënshkruar marrëveshjen e re, transmeton Telegrafi.
Mesfushori 28-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje të re pesëvjeçare, e cila do ta bëjë të mbetet spanjolli deri në vitin 2023 në Nou Camp.
Kujtojmë se kontrata e Busquets skadonte në vitin 2018, ndërsa për shërbimet e spanjollit ishin të interesuara shumë ekipe evropiane. /Telegrafi/
Sergio Busquets renews his current deal with FC Barcelona to 2021, and is extendable to 2023. #FCBlive pic.twitter.com/F2jkhk8h8Q
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 22, 2016