Telegrafi

Barcelona zbulon fanellën e re speciale, pjesë e prezantimin edhe legjendat e mëdha të klubit

Barcelona ka zbuluar fanellën e re të shumëpritur për sezonin 2024/25, duke marrë frymëzim nga trashëgimia, tradita dhe rrënjët e pasura të klubit.

Fanella e re, e cila apelon në traditën, rrënjët dhe trashëgiminë, i kushton nderim asaj të vitit 1899 dhe gjithashtu të kujton shumë atë të njëqindvjetorit.

Kjo fanellë merr rëndësi edhe më të madhe nëse kemi parasysh se klubi do të festojë 125 vjet histori këtë nëntor. Fanella është e ndarë në dy gjysma. Njëra anë me shirit të kuq dhe mëngë blu dhe tjetra anasjelltas. Në mes është stema e entitetit dhe simboli i sponsorit Spotify.

 

Klubi ka zgjedhur lojtarë si Alejandro Balde, Gavi, Aitana Bonmati dhe Alexia Putellas si imazhin kryesor për prezantim, por ka publikuar një video ku marrin pjesë shumë lojtarë aktualë të Barcelonës, si Pau Cubarsi, Robert Lewandowski, Ronald Araujo, Pedri, Fermin Lopez, Lamine Yamal dhe Raphinha.

Skuadra ikonë e La Ligës riktheu edhe një legjendë të dashur si Ronaldinho, për t’iu bashkuar ceremonisë së zbulimit të fanellës së parë.

Ronaldinho, një i preferuar i tifozëve që veshi fanellën e Blaugranëve nga viti 2003 deri në 2008, luajti një rol kryesor në suksesin e klubit gjatë qëndrimit të tij.

 

Përveç Ronaldinhos në klipin e prezantimin shfaqen edhe lojtarë të tjerë historikë si Andres Iniesta, Carles Puyol, basketbollisti Pau Gasol dhe Hristo Stoitchkov.

Fushata është krijuar me moton duam topin, ndërsa fanellat tashmë veçse kanë dalë në shitje në dyqanet zyrtare. /Telegrafi/