Telegrafi

Barcelona zbulon fanellat e reja për sezonin 2018/2019

Barcelona ka zbuluar fanellat e reja të ekipit për sezonin vijues 2018/2019.

Klubi katalunas të dielën zhvillon ndeshjen e fundit të këtij edicioni.

Foto: Twitter.com/FCBarcelona

Dhe, në këtë formë kampioni i Spanjës do të promovojë fanellat e reja të cilat i qëndrojnë besnik identitetit të klubit.

Me ngjyra kaltër të mbyllëta dhe të kuqe, vijat shfaqen më të holla, kurse atmosfera përreth tyre po ashtu mbetet tradicionale, çka tregon se këtë vit prodhuesi Nike nuk do të zhvendoset nga dizajnet tradicionale.

Foto: Twitter.com/FCBarcelona

Barcelona zhvillon duelin e fundit të dielën mbrëma ndaj Real Sociedadit.

Kjo ndesje mbetet e rëndësishme për të dyja skudrat pasi që do të zhvillojnë ndeshjet e fundit legjendat e dy klubeve, Xabi Prieto dhe Andres Iniesta. /Telegrafi/

Foto: Twitter.com/FCBarcelona