Barcelona ka shënuar fitore ndaj Elches me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Katalanasit e nisën ndeshjen fuqishëm, por goli i Ferran Jutgla në minutën e 2-të u anulua për pozitë jashtë lojë.
Por në minutën e 16-të, Jutgla ishte në pozicionin e duhur dhe shënoi për 1-0 pas harkimit të Osumane Dembeles.
Vetëm tre minuta më pas Gavi me një goditje të bukur shënoi për 2-0.
Të dy skuadrat kishte raste në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuan.
𝘏𝘈𝘓𝘍𝘛𝘐𝘔𝘌
2️⃣ Barça (@Ferranett7, 16' | Gavi, 19')
0️⃣ Elche#BarçaElche pic.twitter.com/wMPUwUqTB9— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 18, 2021
Elche më mirë e nisi pjesën e dytë duke rrezikuar.
Ndeshja u hap në minutën e 62-të, kur Tete Morente ishte i saktë për 2-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1472278497653628933
Vetëm një minutë më pas Morente asistoi për Pere Milla që shënoi për 2-2.
https://twitter.com/MosHere14/status/1472278934016466949
Pas barazimit të rezultatit Barcelona u hodh në sulm e tëra për të kthyer epërsinë.
Ajo u arrit vetëm në minutën e 86-të, kur Nico me një goditje nga brenda zonës shënoi për 3-2.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1472284307372789767
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona mori fitore pas dy ndeshjeve dhe tani me 27 pikë është në vendin e shtatë./Telegrafi/