Telegrafi

Barcelona vrapoi 10 km më pak ndaj Interit

Sidoqoftë, e përditshmja madrilene, Marca, ka hedhur në dritë fakte se Barcelona vrapoi 10 kilometra më pak ndaj Interit (104.11 km) se sa ndaj Arsenalit (113.91 km).

Pesë lojtarë të Barcelonës vrapuan më pak se në takim ndaj Arsenalit, duke filluar nga Daniel Alves (-1.11 km), Busquets (-1.64 km), Xavi (-1.24 km), Pedro (-1.36 km) dhe Zlatan Ibrahimovic (-1.87 km).

Arsyet se pse Barcelona vrapoi aq pak në këtë takim mund të jenë të ndryshme. Ndoshta mund të ketë ndikuar udhëtimi 14-orësh, por një gjë dihet – ky fakt tregon se Barcelona u mposht me meritë nga italianët e Inter. /Telegrafi/