Barcelona ka vendosur të mos rrezikojë me Lamine Yamal, duke përjashtuar mundësinë që ai të luajë në Ligën e Kampionëve këtë javë.
17-vjeçari kishte munguar në dy ndeshjet e fundit në La Liga ndërsa nuk ishte i ftuar as për dy ndeshjet e muajit nëntor me Spanjën në Ligën e Kombeve.
Një lëndim që po e shqetëson në kyçin e këmbës, është arsyeja pse Lamine Yamal po has në vështirësi të luajë dhe Barcelona është prekur jashtëzakonisht shumë nga mungesa e tij.
Vetëm një pikë nga dy ndeshjet e fundit në ligë është bilanci që kanë arritur blaugranasit duke treguar rëndësinë që ka ai në ekipin e Hansi Flickut.
Sipas një përditësimi të fundit nga Mundo Deportivo, Yamal nuk është rikuperuar plotësisht nga ky problem dhe për këtë arsye klubi ka vendosur që të mos ndërmarrë ndonjë rrezik.
Tashmë është lënë të kuptohet që synimi i futbollistit është që të jetë i gatshëm për duelin ndaj Las Palmas me 30 nëntor në kuadër të La Ligas./Telegrafi/