Telegrafi

Barcelona vendos datën për zgjedhjet presidenciale

Barcelona (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Barcelona ka vendosur datën për zgjedhjet e tyre të ardhshme presidenciale. Vendimi u mor në një takim bordi të enjten mbrëma dhe ishte që zgjedhjet të zhvilloheshin të dielën e 24 janarit 2021.

Vendimi ishte midis datës 24 ose 17 janar, me bordin që zgjodhi të parin edhe pse Barcelona luan jashtë në Elche atë fundjavë.

“Gjatë javëve të ardhshme kalendari përfundimtar zgjedhor do të zyrtarizohet, si dhe vendet dhe logjistika e të gjithë procesit”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Presidenti që do të fitojë zgjedhjet më 24 janar do të ketë një afat të ngushtë për të lëvizur në tregun e transferimeve nëse ai synon të kërkojë përforcime në skuadrën e Ronald Koeman.

Afati kalimtar dimëror hapet në 4 janar dhe mbyllet në 1 shkurt, kështu që bordi i ardhshëm do të ketë vetëm një javë për të vepruar.

Në këtë moment, kandidatët që kanë njoftuar synimin e tyre për të kandiduar për president të Barcelonës janë Victor Font, Toni Freixa, Agusti Benedito, Jordi Farre, Luis Fernandez Ala dhe Xavier Vilajoana.

Fushata elektorale do të zgjasë një javë, nga 15 janar deri më 22 dhe vetëm anëtarët e moshës ligjore të votimit do të jenë në gjendje të votojnë – ata do të duhet të jenë anëtarë për një vit dhe që nuk janë pezulluar kurrë. Votimi elektronik nuk do të lejohet dhe të gjithë kandidatët duhet të mbledhin të paktën 2,264 nënshkrime.

Fituesi i zgjedhjeve do të ketë një mandat sfidues gjashtë-vjeçar përpara tyre. Ata do të duhet të injektojnë jetën në një ekip të plakur dhe të ngadaltë dhe të përpiqen ta rikthejnë Barcelonën në nivelin e super-elitës së Evropës.

Sidoqoftë, më e ngutshmja do të jetë bindja e Lionel Messi për të qëndruar, pasi argjentinasi mund të nënshkruajë për këdo në verë, pasi do të mbetej lojtar i lirë. /Telegrafi/