Telegrafi

Barcelona vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit, fiton bindshëm ndaj Elches

Barcelona ka shënuar fitore si mysafir ndaj Elches me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 27-të të La Liga.

Fitore e madhe e Barcelonës që e afron shumë me titullin e kampionit.

Katalanasit e nis që në start mirë, duke marrë epërsinë në minutën e 20-të, kur Ronald Araujo asistoi te Robert Lewandowski i cili shënoi për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Ansu Fati arriti të shënojë një gol të bukur për 2-0.

Në minutën e 66-të, Robert Lewandowski arriti të shënojë golin e dytë personal për rezultatin 3-0.

Polaku në minutën e 70-të kësaj radhe asistoi te Ferran Torres që shënoi për 4-0.

Barcelona me këtë fitore ka 71 pikë, plotë 15 më shumë se Real Madridi dhe duket në rrugë të mirë për titull kampioni. /Telegrafi/