Barcelona ka vazhduar me formë të mirë në kampionat, duke e mposhtur Osasunan si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Një ndeshje që u dominua nga katalunasit në të shumtën e kohë, pasi në fillim ishin vendasit që rrezikuan të parët.
Në minutën e 14-të ishte Enrique Barja që rrezikoi por pa sukses.
Barcelona në rastin e parë serioz e gjeti golin. Zhvillohej minuta e 30-të kur Jordi Alba shënon nga një kënd i vështirë pas një pasimi maestral të Lionel Messi (1-0).
What a pass by Messi and goal by Jordi Alba https://t.co/aGNZvu0xq4
— FUT Stephen A (@FutStephenA) March 6, 2021
Vendasit provuan të kthehen në lojë me Ruben Garcia, por goditja e tij u prit nga Marc-Andre ter Stegen.
Pjesa e dytë nuk solli shumë raste, pasi Barcelona menaxhoi mirë rezultatin që kishte.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 83-të, kur Ilaix Moriba gjeti golin e parë me fanellën e Barcelonës, pas asistimit nga Messi.
https://twitter.com/MessiMX10i/status/1368315245983391746
Tani Barcelona ka 56 pikë, dy më pak se Atletico, por kryeqytetasit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/