Telegrafi

Barcelona vazhdon me fitore, i qëndron si hije Realit (Video)

Barcelona ka fituar në udhëtim ndaj Eibarit me rezultat 4-0.

Gjiganti katalunas ka dominuar ndeshjen ndaj Eibarit pasi ka arritur të shënoj një fitore të thellë dhe të sulmoj gjatë tërë ndeshjes.

Goli i parë për skuadrën e Luis Enriques erdhi në minutën e 31-të, ku mesfushori i ri, Denis Suarez, shënoi një supergol nga rreth 25 metra për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Në vazhdim të pjesës së parë, Barca kishte edhe shumë raste tjera për gol, por nuk arritën të shënojnë më gola dhe shkuan në pushim me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë katalunasit u treguan edhe më të rrezikshëm, duke arritur të gjejnë edhe dy herë golin përball Eibarit.

Së pari ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili përmbylli një aksion perfekt në minutën e 50-të, të ndërtuar së bashku me Luis Suarezin.

Pas Messit, radha për gol i erdhi edhe Suarezit, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 68-të për rezultat 3-0.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste të tjera për gol, por vetëm në minutat shtesë erdhi edhe goli tjetër nga Neymar, i cili vulosi rezultatin përfundimtar në fitoren e Barcelonës ndaj Eibarit me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 41 pikë në vendin e tretë apo vetëm dy më pak se lideri, Real Madrid, ndërsa Eibar renditet e 10-ta me 26 pikë./Telegrafi/