Telegrafi

Barcelona – Valencia, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Barcelona dhe Valencia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga, ndeshja e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Skuadra e Ernesto Valverdes synon t’i kthehet fitores në kampionat pas barazimi ndaj Osasunas dhe t’i qëndroj afër liderit Atletico Madridit.

Në anën tjetër, mysafirët ka fituar në takimin e fundit dhe shpreson në rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Busquets, De Jong; Ansu Fati, Griezmann, Perez. 

Valencia: Cillessen; Wass, Garay, Paulista, Gaya; Parejo, Coquelin; Ferran, Guedes, Gamerio, Rodrigo; 

/Telegrafi/