Telegrafi

Barcelona i uron fat Iniestas në aventurën e re te Vissel Kobe

Andres Iniesta (Getty Images)

Klubi i madh spanjoll, Barcelona e ka uruar legjendën e tyre, Andres Iniestas pas prezantimit te skuadra e re.

Iniesta u prezantuar gjatë ditës së sotme (e enjte) tek skuadra e re e tij, japonezët e Vissel Kobe.

Transferimi në Japoni ishte befasues për shumëkënd, pasi ylli spanjoll kishte oferta edhe nga Evropa.

Lexo po ashtu Iniesta prezantohet tek skuadra e re Vissel Kobe

Megjithatë, për Iniestan nuk ishte befasi, pasi tha se projekti i skuadrës japoneze ishte shumë interesantë dhe pret një sfidë të re në karrierën e tij.

Pas prezantimit te Vissel Kobe, Barcelona është përkujdesur ta uroj spanjollin për aventurën e re.

“Iniesta, paq fat në aventurën tuaj të re në Japoni me Vissel Kobe”.

Lexo po ashtu Iniesta pas prezantimit te Vissel Kobe: Pata shumë oferta, por projekti japonez ishte shumë interesantë

“Ne jemi të sigurt që tifozët do të kënaqen me magjinë tuaj”

“Ne do të ndjekim juve”, ka shkruar Barcelona në profilin e tyre në Twitter. /Telegrafi/