Telegrafi

Barcelona ultimatum Fabregasit!

News of the World njofton se përkundër dëshirës së Fabregasit për të kaluar në radhët e Blaugranëve, janë këta të fundit ata që kërkojnë finalizimin e marrëveshjes që vlen 40 milionë funte.

Ata ia kanë bërë me dije mesfushorit spanjoll se ai duhet të vendosë nëse dëshiron të kalojë, sepse ata nuk do të presin përgjithmonë.

Messi nga ana tjetër ka lëvduar përpjekjet e skuadrës së tij për ta transferuar asin e Arsenalit: “Nëse Fabregas do të vinte do të ishte fantastike për klubin, ndërsa stafi do të ishte shumë i kënaqur me të. Unë e njoh atë shumë mirë dhe do të isha shumë i lumtur për të, nëse ai vjen këtu, por ai nuk më ka thirrur të më thotë se ai do të vijë”, është shprehur Messi. /Telegrafi/