Telegrafi

Barcelona udhëton drejt SHBA, Flick zbulon listën me 31 futbollistë të ftuar

Barcelona ka publikuar skuadrën e saj të plotë për turneun e ardhshëm në SHBA.

Katalunasit do t’i zhvillojnë tre ndeshje miqësore në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick, ka zbuluar listën me 31 futbollistë të ftuar për këtë sfidë.

Lexo po ashtu Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

Ndërkohë nga klubi është konfirmuar se tre futbollistët Ilkay Gundogan, Jules Kounde dhe Raphinha do t’i bashkohen ekipit më vonë gjatë fazës përgatitore.

Në këtë listë mungojnë yjet e Spanjës si Lamine Yamal, Ferran Torres, Pedri, Fermin Lopez e Pau Cubarsi për shkak të angazhimeve me Kombëtaren si Euro 2024 dhe Lojërat Olimpike.

Lexo po ashtu Barcelona shet 95 për qind të vendeve dhe hapësirave VIP në "Spotify Camp Nou" - klubi do të fitojë mbi 100 milionë euro në vit

Në SHBA, Barcelona do të përballet me Manchester Cityn, Real Madridin dhe Milanin.

Lista e plotë e futbollistëve të Barcelonës në turneun e SHBA:

Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Inaki Pena, Ander Astralaga, Diego Kochen.

Mbrojtësit: Hector Fort, Julian Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen, Alexis Olmedo, Sergi Dominguez, Inigo Martinez, Mikayil Faye, Clement Lenglet, Andres Cuenca, Alejandro Balde, Alex Valle, Gerard Martin.

Mesfushorët: Ilkay Gundogan, Marc Bernal, Oriol Romeu, Marc Casado, Pablo Torre, Noah Darvich, Unai Hernandez, Quim Junyent, Guille Fernandez.

Sulmuesit: Raphinha, Robert Lewandowski, Pau Victor, Toni Fernandez, Vitor Roque. /Telegrafi/