Telegrafi

Barcelona tronditet nga Almeria – shpërdoroi mundësinë e dhjetë pikëve distancë nga Real Madridi

Barcelona është befasuar në javën e e 23-të në La Liga, pasi ka pësuar humbje 1-0 nga Almeria.

Pas 24 minutash lojë, El Bilal Toure u asistua prej Luis Suarez, duke zënë në befasi mbrojtjen e katalunasëve.

Barcelona më pas mori dominimin e ndeshjes, por që nuk ia doli të konkretizonte rastet.

Në 45 minutat e dytë, Blaugranasit morën lajmin e hidhur, pasi Gavi (57’) mori kartonin e pestë të verdhë dhe do të mungojë në takimin e ardhshëm.

Xavi shpresoi që me disa zëvendësime të ndryshonte rezultat, por asnjë goditje serioze nuk u bë në kuadratin e portës kundërshtare.

Kjo humbje edhe më tej e lë Barcelonën lider në La Liga me 59 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi, ndërsa në xhiron e 24-të do të kenë punë me Valencian. /Telegrafi/