Site icon Telegrafi

Barcelona triumfon me rezultat komod ndaj Valencias

Foto: FC Barcelona/Twitter

Barcelona ka arritur të fitojë 3-1 ndaj Valencias në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Los Che kaluan në epërsi me anë të Jose Gayas.

Por, Blaugranasit nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Ansu Fatit që realizoi super gol, nga një asistim i Memphis Depay.

Lexo po ashtu Super goli i Ansu Fatit paraqitet edhe në mënyrë grafike - thjeshtë është magjik

Sulmuesi holandez ndërroi rol, ku nga një asistues, u shndërruar në shënues, pasi në minutën e 41-të realizoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë, katalunasit sërish kishin iniciativën, por Ansu Fati nuk arriti të tundte rrjetën në minutën e 50-të.

Më pas, Valencia krijoi një mundësi të mirë përmes Maximiliano Gomez (53’), por që goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë.

Derisa u mendua se sfida po përfundonte 2-1, Philippe Coutinho realizoi për 3-1 në minutën e 86-të, duke e vulosur kështu takimin.

Pas javës së nëntë, Barcelona gjendet në pozitën e shtatë me 15 pikë, pesë më pak se lideri, Real Sociadi, gjersa në xhiron e dhjetë do të takohet me Real Madridin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version