Portieri holandez, Jasper Cillessen është i lirë të largohet nga Barcelona, por vetëm për çmimin e kërkuar nga klubi katalunas.
Cillessen kishte oferta nga klubet e Ligës Premier gjashtë afatit të fundit kalimtar të verës.
Megjithatë, klubi e kishte bindur që të qëndronte në Camp Nou dhe të luftonte për një vend titullari me Marc-Andre ter Stegen.
Por, këtë holandezi nuk arriti ta bëjë pasi Ter Stegen është katapultuar si numër një në portën e Barcelonës dhe tani largimi i tij si duket është i pashmangshëm.
Barcelona mbetet ngurrues për të lënë Cillessenin të largohet pasi nuk ka zgjidhje të dytë për portën.
Kështu, sipas mediave spanjolle Blaugranët nuk do të konsiderojnë asnjë ofertë nën klauzolën e lirimit në kontratën e holandezit.
Sipas gazetës AS, Barcelona thotë se Cillessen nuk do të lejohet të largohet nga klubi për më pak se 60 milionë euro.