Site icon Telegrafi

Barcelona do t’i vendosë klauzolë 200 milionëshe Ansu Fatit

Ansu Fati është duke shkëlqyer në këtë sezon debutues te skuadra e parë e Barcelonës.

Talenti nga Guinea që pak ditë më parë ka marrë pasaportën e Spanjës, por tregon se ka një të ardhme të ndritur te Blaugranasit.

Duke parë formën e lartë që po kalon nëpër këtë edicion, shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij, por kampioni i La Liga-së dëshiron ta blindojë atë.

Ansu Fati (Foto: Goal.com/Getty Images)

Sipas Mundo Dportivos, Barcelona do t’i ofrojë kontratë të re Ansu Fatiti me një klauzolë prej 200 milionë euro.

Lexo po ashtu Talenti 16-vjeçari Ansu Fati debuton me Spanjën U-21

Me këtë klauzolë, talenti nga Guiena do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i ri në histori të futbollit.

16-vjeçari po ashtu ishte bërë lojtari më i ri në histori të Barcelonës që shënon golin në moshë kaq të re, duke e kaluar Lionel Messin në barazimin 2-2 në gusht të këtij viti ndaj Osasunas. /Telegrafi/

Exit mobile version