Pasi Xavi Hernandez bëri të ditur qëllimin e tij për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit, e ardhmja e Sergi Robertos kishte mbetur në një rrezik serioz.
32-vjeçari ishte pjesë e planeve të Xavit, por dukej se e njëjta nuk vlente edhe për drejtuesit e klubit, pasi qëllimi i mëparshëm ishte që ta lejonin largimin e tij falas gjatë verës.
Kontrata aktuale e Robertos tek Barcelona skadon në qershor të këtij viti, por tani janë rritur gjasat që ai të qëndrojë në Kataloni, pasi Barcelona ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe tani dëshiron t’i ofrojë një kontratë të re.
Mundo Deportivo ka raportuar se zyrtarët e klubit i kanë bërë me dije Robertos qëllimin e tyre për t’i ofruar një kontratë të re, teksa negociatat pritet që të nisin gjatë javëve në vazhdim.
Rpaorti shton se Barcelona ka qenë e kënaqur me paraqitjet e Robertos këtë sezon, dhe ata janë të kënaqur me mënyrën se si ai ka udhëhequr si kapiten i ekipit.
Drejtuesit e klubit e vlerësojnë përfshirjen e tij dhe rëndësinë që ka në dhomën e zhveshjes. Një tjetër arsye pse Barcelona me shumë gjasë do ta mbajë në ekip Roberton është fakti se paga e tij është ndër më të ultat në ekip./Telegrafi/