Pasi Cadena Ser raportoi se Barcelona ka paguar kompaninë “I3 Ventures” që të bënte dëmtimin e imazhit të legjendave të klubit dhe të lartësonte punën e Jose Maria Bartomeut, kanë dalë detaje të reja.
Mundo Deportivo tani raporton se kompania që është marrë me një gjë të tillë ekziston dhe presidenti i klubit është në probleme serioze.
Sipas mediumit spanjoll, Barcelona po tenton tani të eliminojë manipulimet e kompanisë që ka nxjerrë në pah disa imazhe të këqija të legjendave dhe lojtarëve që e kritikojnë punën e Bartomeut.
“I3 Ventures” kishte krijuar disa llogari në rrjetet sociale që të promovonin më shumë punën e presidentit të klubit dhe t’i kritikonte personat që ishin kundër tij.
Barcelona reagoi se nëse një gjë e tillë është e vërtetë, do të shkëpuste marrëveshjen me kompaninë dhe do t’i ndiqte të gjitha rrugët ligjore.
Duket se katalunasit do të kenë shumë punë për të bërë, shkaku që dokumentet janë zbuluar se kompania “I3 Ventures” i ka bërë të gjitha manipulimet me llogaritë.
Mundo Deportivo më tej raporton se Bartomeu do të mbajë një takim me lojtarët dhe do të tentojë të qartësojë punën e kompanisë “I3 Ventures” dhe skandalit që ka shpërthyer në klub.
Dokumentet në lidhje me kompaninë dhe manipulimet që ka bërë mund t’i shikoni këtu. /Telegrafi/