Telegrafi

Barcelona do të tentojë të grumbullojë 125 milionë funte nga shitjet e pesë lojtarëve – Qëllimi, blerja e Coutinhos

Barcelona do të kërkojë të largojë pesë lojtarë për ta ofruar Philippe Coutinhon. 

Mësohet se klubi është duke kërkuar që të tubojë një shumë prej 125 milionë funte, që me 3 janar ta paraqesin para klubit anglez.

Sipas Sport tashmë dileme dhe emrat e pesë lojtarëve që do të largohen.

Javier Mascherano pritet të largohet që në janar. Për të është e interesuar Hebei Fortune, por lëndimi i Samuel Umtiti, i ka ngecur bisedimet.

Gerard Deulofeu është një tjetër lojtar që mund të largohet, pasi me kthimin e Ousmane Dembeles ai nuk do të ketë asnjë hapësirë.

Inter e do atë në huazim deri në vitin 2019, për ta blerë pastaj përfundimisht. Nerazzurrët e duan edhe Aleix Vidal, i cili po ashtu ka marr dritën e kuqe nga klubi.

Për të ka interesim edhe nga Sevilla dhe Atletico Madrid ardadhe La Liga mund të duket një opsion i mirë për lojtarin.

Rafinha po ashtu është kthyer nga lëndimi, ndërsa është në kërkim të minutave më të shumtë pasi dëshiron të jetë pjesë e Brazilit për në Rusi.

Ai mund të kthehet te Celta Vigo.

I fundit është Arda Turan.

Ai nuk pëlqehet nga klub, por paga e tij e madhe është kthyer në problem. Besiktas është klubi i vetëm që po e kërkon. /Telegrafi/