Site icon Telegrafi

Barcelona do të shesë të drejtat e Nou Camp për herë të parë në histori – parat e mbledhura do të shkojnë në luftën kundër coronavirusit

Barcelona do të shesë të drejtat e imazhit të stadiumit Nou Camp për një vit për të mbledhur para për të luftuar shpërthimin e coronavirusit.

Asnjëherë më parë gjigantët katalunas nuk i kanë shitur të drejtat e stadiumit të tyre që kur u hap në vitin 1957.

Arsenal, Manchester City dhe Neëcastle janë vetëm disa nga klubet e mëdha që së fundmi kanë hequr emrat e tyre, duke u joshur para shumave marramendëse.

Tani Barca është e gatshme të ndjekë këtë gjë, për të ndihmuar në këtë krizë të paparë.

Ata duan t’i sheshin të drejtat për një vit me shpresën se me paratë që do të fitojnë do të ndihmojnë spitalet që të mposhtin këtë virus .

Nou Camp është stadiumi më i madh në Evropë me një kapacitet prej 99,000 shikues.

Në planin afatgjatë me siguri do të tërhiqte një kompani të madhe siç ka bërë Arsenal me Emirates kur pagoi mbi 220 milionë euro për pesë vjetë.

Nënkryetari i klubit, Jordi Cardoner e ka pranuar këtë gjë, duke thënë se shpresojnë ta ndihmojnë.

Stadiumi do të mbajë emrin “Camp Nou”, por duke e përfshirë edhe emrin e sponsorit. Klubi shpreson të njoftojë për një marrëveshje në tre javët e ardhshme.

Barcelona njihet për bamirësi, pasi edhe më parë kishte vënë emrin e UNICEF në fanellat e tyre dhe e mbajnë që nga viti 2006. /Telegrafi/

Exit mobile version