Telegrafi

Barcelona të kthehet kah Ozil, nëse Cesc dështon?

Sipas El Mundo Deportivo, Barcelona është duke e vrojtuar për së afërmi situatën e Werderit dhe është gati që ta transferojë atë, nëse diçka nuk shkon në rregull sa i përket çështjes Fabregas.

Barcelona do të ketë konkurrencë të madhe sa i përket firmës së Mesut Ozil, pasi që si kundërshtarë pritet të ketë, Chelsean, Real Madridin, Interin, Manchester Cityn, Manchester Unitedin dhe Juventusin. /Telegrafi/