Telegrafi

Barcelona synon t’i kthehet fitores në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Real Sociedadi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të baskëve në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në La Liga, takim që zhvillohet nga ora 18:30 në Camp Nou.

Ekipi i Quique Setien vjen në këta ndeshje pas humbjes në El Clasico ndaj Real Madridi dhe dëshiron t’i kthehet fitores dhe ta rimerr kreun e tabelës.

Në anën tjetër, mysafirëve e Sociedadit janë në një seri të mirë prej tri fitoreve radhazi dhe do të tentojnë të dalin me rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

 

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Rakitic, De Jong; Braithwaite, Messi, Griezmann.

Real SociedadRemiro; Gorosabel, Llorente, Le Normand, Monreall; Guevara, Odegaard, Merino; Portu, Barrenetxea Isak

/Telegrafi/